Telegrafi

Kënga e re e Bebe Rexhës pushton “billboard”-et e New Yorkut

Grupi The Chainsmokers dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Call you mine” titullohet kënga e dyshes, e cila është publikuar edhe me klip, dhe është pritur shumë mirë nga fansat e të dy palëve.

Që në orët e para të publikimit, kënga ka arritur të ketë vërtet sukses dhe ë shpërndahet gjithandej në rrjetet sociale dhe platformat muzikore.

Lexo po ashtu Publikohet klipi "Call You Mine", Bebe Rexha vjen me paraqitje atraktive në video

Një hapësirë e veçantë asaj i është dedikuar edhe në një prej ‘billboard’-eve të sheshit “Times Square” në New York.

Bebe Rexha (Foto: Jason Kempin/Getty Images/Guliver)

Ka qenë vet artistja shqiptare ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një pamje të ‘billboard’-it ku promovohet kënga e saj e re.

Ky reklamim i është mundësuar nga platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify. /Telegrafi/

Kënga “Call you mine” nga The Chainsmokers dhe Bebe Rexha promovohet në “Times Square” në New York (Foto: Bebe Rexha/InstaStory)