Reperi 2Ton ka bërë të ditur se nesër (e premte) do të lansojë këngën e re, të cilën do ta sjellë me videoklip.
Këtë njoftim, ai e ka bërë në rrjetet sociale duke e publikuar një fragment të videos së re.
Arton Avdyli vazhdon t’i qëndrojë besnik stilit të tij muzikor, ashtu që edhe projekti i ri do të vijë në atë frymë.
Bashkëpunimi me Don Phenom, “Ciao”, është një prej realizimeve më të fundit të reperit nga Ferizaj.
Videoklipi i asaj kënge u publikua në fillim të këtij muaji dhe është shikuar mbi 2.5 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/