Telegrafi

Kënga e radhës e Bebe Rexhës do jetë në bashkëpunim me Ty Dolla Sign

Ajo është duke përgatitur për të sjell këngën e gjashtë nga albumi i ri i quajtur “Better Mistakes”.

Bëhet fjalë për këngëtaren me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, e cila më 7 maj sjell edhe albumin e plotë.

Me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, biondja tregon se kanë mbetur edhe pak ditë deri tek lansimi i “My Dear Love” në bashkëpunim me artistin amerikan, Ty Dolla Sign.

“Katër ditë nga lansimi i këngës së gjashtë të Better Mistakes”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Bebe Rexha publikon këngën e re “Die For a Man” në bashkëpunim me Lil Uzi Vert

Ylli nga Dibra ka ndarë edhe një insert të shkurtër të klipit, në të cilin shfaqet në formë të mrekullueshme.

Vetëm një javë më parë, Bebe solli projektin “Die For a Man” në duet me Lil Uzi Vert.

Theksojmë që “Better Mistakes” përmban 13 këngë dhe deri më tani janë publikuar vetëm pesë. /Telegrafi/