Site icon Telegrafi

Kënga e para shumë viteve i ishte bërë senzacion në TikTok, por Bebe Rexha kishte harruar që është kënga e saj

Bebe Rexha (Foto: Phillip Faraone/Getty Images for Nickelodeon)

Imagjinoni të kuptoni se një këngë që po bëhet virale aktualisht në TikTok është diçka që e keni incizuar vite më parë – dhe më pas e keni harruar plotësisht. Kjo është ajo që ndodhi me këngëtaren e hitit “Meant to Be”, Bebe Rexha për këngën e saj “I’m Good (Blue)” – e cila është një ripërpunim i hitit “Blue (Da Ba Dee)” të grupit Eiffel 65 të vitit 1998.

“Ne e incizuam këngën katër vjet më parë, dhe David përfundoi duke e lëshuar në një festival një javë më vonë, vetëm për ta provuar për argëtim”, tha Bebe për ABC Audio.

“Ne nuk menduam asgjë për këtë. Dhe dikush e publikoi videon në YouTube. Dikush e merr nga YouTube, e vendos në TikTok, e bën remiks…dhe mua as që më kujtohej që e kisha incizuar atë këngë”, tha artistja shqiptare.

@beberexha@davidguetta and i remixed this song years ago and we never released it. I have no idea how it made it to tik tok but i love it! Cheers! Xoxoxo♬ original sound – SweeetTails

Kur artistja me origjinë shqiptare e ndeshi këngën e remiksuar papritmas në TikTok, Bebe tha: “Isha sikur, ‘Oh Zot! Ne kishim një ide për të ripërpunuar këtë këngë. Do të doja të kishim vazhduar me të’, dhe unë kisha dikë në ekipin tim që thoshte: ‘Jo, Bebe. Ajo je ti”.

Lexo po ashtu Bebe Rexha laget me bojë të gjelbër gjatë interpretimit 'live' në skenë

Pas kësaj, Bebe Rexha kujton: “Njerëzit e kërkonin çdo ditë në TikTok. Dhe ata thanë: ‘Ku është kënga? Si nuk mund ta gjejmë?'”.

Bebe Rexha (Foto: Getty Images)

Duke qenë se nuk ekzistonte një regjistrim profesional i këngës, Bebe duhej ta ribënte atë. “Më duhej të riktheja të gjithë vokalin, dhe më pas të ristrukturoja këngën dhe më pas të shkruaja një pjesë të re”, shpjegon ajo.

Që kur u publikua zyrtarisht, kënga u listua në top 10 këngët më të dëgjuara të momentit në Mbretërinë e Bashkuar dhe ShBA, dhe Bebe Rexha pjesërisht ia vlerëson suksesin e saj nostalgjisë aktuale për vitet e para të mijëvjeçarit.

Bebe Rexha (Foto: Jeff Kravitz/FilmMagic)

“Unë mendoj se njerëzit thjesht po i duan vitet 2000 tani dhe ringjalljen e atyre viteve përmes muzikës”, tha Bebe për ABC Audio.

“Dhe unë mendoj se të gjithë duan të ndihen mirë dhe të lumtur. Dhe unë mendoj se është thjesht kombinimi i përsosur si përshembull ‘të gjithë që duan muzikë ritmike që të festojnë’, të ndjehen të lumtur – sikur në vitet 2000”. /Telegrafi/

Exit mobile version