Telegrafi

Kënga e Gashit renditet në top-listat afrikane dhe arabe

Gashi (Foto nga Theo Wargo/Getty Images for TIDAL/Guliver)

Rep-artisti i njohur shqiptar, Gashi, karrierën e tij muzikore e ka të përqendruar në Amerikë.

Përpos shqiptarëve, këngët e tij tashmë kanë marrë përmasa të mëdha, duke u dëgjuar në pothuajse gjithë botën.

“Delali” titullohet projekti muzikor më i ri nga ai, i cili erdhi në bashkëpunim me muzikantin algjerian, Cheb Khaleb.

Kënga është publikuar në të gjitha platformat digjitale, ndërsa në Spotify po arrin të jetë në ‘Top List’.

Kështu të paktën duket përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku Gashi ka bërë të ditur se kënga e tij po dëgjohet më së shumti në shtetin e Arabisë Saudite dhe në Afrikën Veriore.

Kjo vjen pas hitit të tij “Butterflies, i cili u lansua në prill të këtij viti dhe u mirëprit mjaft mirë nga adhuruesit e këngës së tij. /Telegrafi/