Ella Marija Lani Yelich-O’Connor e njohur në botën e artit më mirë si Lorde ka komplimentuar këngëtaren shqiptare Dua Lipa.
Kjo e fundit dje (e premte) publikoi këngën më të re të titulluar “New Rules” dhe menjëherë ka filluar të fitojë simpatinë e publikut.
Një prej yjeve botërore që po i pëlqen kënga e Dua është edhe Lordes, e cila ka bërë shpërndarjen e klipit në llogarinë personale në Twitter, transmeton Telegrafi.
“Kënga më e mirë që e kam dëgjuar ndër vite”, ka shkruar në Twitter këngëtarja nga Zelanda e re.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i këngëtares prishtinase, e cila e ka falënderuar me këtë rast Lorden për vlerësimin e dhënë rreth projektit të fundit.
https://twitter.com/lorde/status/883579675837988864
Projekti është në kuadër të albumit të këngëtares, i cili ka dal në shitje gjatë muajve të kaluar.
Ndryshe, Dua ka paralajmëruar edhe shumë video të këngëve që tashmë gjenden në albumin e parë në karrierë të Lipës. /Telegrafi/