Dua Lipa ka arrit edhe një sukses në rrafshin muzikor.
Kënga e shqiptare ‘Be The One’ ka arritur një shifër mbresëlënëse të shikimeve në YouTube.
Projekti muzikor i publikuar para dy vjetëve ka arritur të shikohet mbi 100 milionë herë, transmeton Telegrafi.
Padyshim që “Be The One”, është një ndër këngët më të dëgjuara të yllit shqiptar Dua Lipa, ku tashmë kjo tregohet edhe nëpërmjet këtyre klikimeve.
Ndryshe, këngëtarja ka publikuar ditë më parë videoklipin e ri të këngës së ripërpunuar “Thinking ‘Bout You” që deri më tani është shikuar rreth dy milionë herë në YouTube.
Vlen të theksohet se Dua është duke punuar në klipin e ri, i cili do të jetë i fundit para nxjerrjes në shitje të albumit të parë. /Telegrafi/