Site icon Telegrafi

Kënga “A e din” kap një milionëshin, DJ PM dhe DJ Dagz zbulojnë ekskluzivitetin e ri

Pas bashkëpunimit me Lindonin, dyshja DJ PM dhe DJ Dagz bashkë me reperin e talentuar, S4MM, ka pak ditë që kanë lansuar projektin e ri “A e din”.

Për këtë projekt, PM dhe Dagz kanë bashkëpunuar me këngëtarin S4MM, një emër i ri në skenën muzikore.

Dyshja e DJ kanë folur për Telegrafin, duke thënë se janë të kënaqur me ecurinë e këngës dhe se nuk e kanë pritur që të arrijnë mbi një milion shikime në YouTube.

“E kemi pritur një sukses të tillë, mirëpo nuk kemi menduar që brenda tetë ditëve do të arrij në një milion klikime, pa e bërë sponsorizuar këngën”, tha Dagz.

Ai më tutje i ka falënderuar “artistët e mëdhenj që ka kanë përkrah duke e bërë share këngën si Azet, Ledri Vula, Noizy, Lumi B, Gjiko, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, Ermal Fejzullahu, Young Zerka e shumë emra të tjerë. Shpresojmë që kënga ka me vazhdua me u pëlqye edhe dëgjua nga fansat”.

Ndërkohë, DJ PM ka zbuluar për portalin tonë se brenda disa ditëve do të fillojnë xhirimet e klipit të ri me Morena Tarakun.

“Nesër do të udhëtojmë për në Turqi ku do të nisim xhirimet e klipit të këngës me Morena Tarakun. Projekte të reja do të ketë edhe në të ardhmen”, tha PM.

Theksojmë se në ditët në vazhdim Telegrafi do të sjell edhe pamje ekskluzive nga xhirimeve të videos së re. /Telegrafi/

Exit mobile version