Këngëtari i njohur, Butrint Imeri prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore dhe është padyshim një prej emrave më të njohur të estrades.
Artisti mbetet i angazhuar me projekte dhe koncerte të shumta, ndërsa këngët e tij po vazhdojnë të arrijnë shifra të jashtëzakonshme klikimesh.
Vet këngëtari së fundmi në një postim në Instagram ka festar një sukses të radhës për këngën “Dujem” që e lansoi në korrik të vitit 2021.
Projekti që u kthye në hit atë kohë tashmë ka grumbulluar mbi 100 milionë klikime në kanalin zyrtar të ‘AVD Digital’ në YouTube.
“Rekord”, ka shkruar Butrinti në mbishkrimin e postimit që bëri në Instagram.
Ndërkohë, projekti i fundit i publikuar nga 26-vjeçari është “Diskoteka” që deri më tani ka arritur mbi 12 milionë klikime në kanalin e YouTube.
Ndryshe aktualisht këngëtari po shijon pushimet në Meksiko nga ku postimet kanë qenë të shumta, përfshirë ato në shoqëri të një femre misterioze duke nxitur dyshimet për raportin e tij me modelen. /Telegrafi/