Ka ardhur reagimi i Chelseat për mesfushorin argjentinas të tyre Enzo Fernandez.
Mesfushori publikoi një video duke dëgjuar një këngë raciste dhe diskriminuese dhe kjo ka bërë që bashkëlojtarët e tij si Wesley Fofana, Axel Disasi apo Malo Gusto të reagojnë ndaj tij.
Enzeo ka kërkuar falje për këtë, duke thënë se u ndikua nga entuziazmi i fitores dhe tani ka ardhur edhe reagimi nga klubi londinez.
Ndër të tjera Chelsea ka shkruar se e pranojnë faljen e futbollistit, derisa ka nisur një procedurë të brendshme disiplinore.
“Chelsea FC i gjen të gjitha format e sjelljes diskriminuese krejtësisht të papranueshme”.
“Ne jemi krenarë që jemi një klub i larmishëm, gjithëpërfshirës, ku njerëzit nga të gjitha kulturat, komunitetet dhe identitetet ndihen të mirëpritur.
Chelsea FC has published the following statement…
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 17, 2024
“Ne e pranojmë dhe vlerësojmë faljen publike të lojtarit tonë dhe do ta përdorim këtë si një mundësi për të edukuar.
“Klubi ka nisur një procedurë të brendshme disiplinore”, thuhet në komunikatën e klubit anglez. /Telegrafi/