Telegrafi

Këndellet PSG, fiton me shumë mund ndaj Brestit

Paris Saint-Germainit është këndellur në javën e 13-të në Ligue 1.

Pas humbjes 2-1 ndaj Dijonit, kampioni i ligës franceze ka fituar 2-1 në udhëtim te Bresti.

Parisienët ishin të parët ata që kaluan në epërsi me anë të Angel di Marias që shënoi në minutën e 39-të nga asistimi i Julian Draxler.

Pjesa e dytë filloi më keq për PSG-në, pasi Bresti filloi të qëndronte më shumë në pjesën e fushës së tyre.

Ishte minuta e 72-të atëherë kur Samuel Grandsir i barazoi shifrat në 1-1 me asistimin që i bëri Yoann Court.

Skuadra e Thomas Tuchel tentoi të rikthente epërsinë dhe këtë e arriti me anë të Mauro Icardit (84′), që i siguroi kështu ekipit të tij tri pikë të mundimshme.

PSG aktualisht është në vendin e parë me 30 pikë, ndërsa në xhiron e 14-të do të takohen me Lillen. /Telegrafi/