Kendall Jenner është një nga motrat njohura të familjes Kardashian/Jenner.
Ndryshe nga motrat e tjera, Kendall pëlqen të qëndroj larg vëmendjes së vazhdueshme dhe ndryshimet në stilin e saj janë minimaliste.
Të premten, Jenner postoi një seri fotografish në Instagram me një fustan të firmës Givenchy, duke shfaqur në mënyrë efektive pjesën tjetër të modës sonë të karantinës.
“Matthew Williams më veshi në shtëpi me Givenchy… ju përgëzoj gjeni!!! Sa koleksion i bukur”, shkroi ajo ndër të tjera, duke e përmendur drejtorin krijues të Givenchy.
Me sa duket, Jenner bëri një shfaqje mode në shtëpi me këtë fustan të bukur, të cilin e shoqëroi me doreza me rruaza dhe një gjerdan joshës argjendi.
Për t’ju përshtatur situatës, modelja u argëtua duke luajtur me sfondin e kompjuterit në mënyrë që fotografitë të dalin më interesante. /Telegrafi/