Telegrafi

Kendall Jenner shihet e veshur thjesht gjatë një dalje në Los Angeles

Kendall Jenner dukej trendi teksa shkoi në barin 818 Tequila në REVOLVE Social Club në Los Angeles të hënën.

Ylli i realitetit doli me një bluzë të zezë, një fund ngjyrë kafe që i binte pak nën gjunjë dhe një palë sandale.

26 vjeçarja kishte aksesorë si syze dielli të errëta dhe një çantë të zezë të vendosur mbi supin e djathtë.

Thonjtë e duarve dhe të këmbëve të saj ishin lyer me të kuqe të ndezur, ndërsa flokët ngjyrë bakri ishin ndarë në mes dhe i binin deri në pjesën e sipërme të shpinës.

Lexo po ashtu Kendall Jenner debuton ngjyrën e re të flokëve

Në pjesën e mesme, rrënjët ngjyrë kafe të errët të modeles mund të shiheshin duke u rritur përsëri. /Telegrafi/