Modelja Kendall Jenner njihet për paraqitjet e kuruara deri në detajet më të vogla.
Në daljen e fundit ajo veshi dollakë në ngjyrë boronicë, teksa shkonte në një klasë private për pilates në Los Angeles.
Duke mbartur një çantë të zezë, Jenner veshinjë xhup “tie-dye” i cili kombinohej në mënyrë fantastike me dollakët, teksa i gjithë kombinimi përfundon me çorape të bardha dhe pantofla ngjyrë bezhë.
Kendall u sigurua që të mbronte veten dhe të tjerët nga pandemia e coronavirusit duke vendosur një maskë fytyre ngjyrë bezhë.
Modelja u bashkua me Lauren Perez nën udhëzimin e trajneres Liana Levi, e cila ‘merr klientët vetëm me referim’. /Telegrafi/