Të gjitha sytë ishin te Kendall Jenner në ndejën e Vanity Fair pas ndarjes së çmimeve Oscar.
Nikoqire e ndejës ishte Radhika Jones dhe u mbajt në Qendrën Wallis Annenberg për Artet Performuese në Beverly Hills.
Zonjat e bukura luftuan për veshjet më të guximshme ndërsa kanë parakaluar në qilimin e kuq në natën prestigjioze.
Nëse do të kishte një çmim për veshjet më seksi, Kendall, 23 vjeç, do ta kishte fituar sigurisht me paraqitjen me fustanin e zi të që lë pak vend për imagjinatën.
Ndërkohë në këtë ngjarje vëmendje me veshjen morën edhe shumë yje të tjera botërore duke përfshirë Rita Orën dhe Bleona Qeretin.
Ndryshe, Rami Malek i filmit “Bohemian Rhapsody” është shpallur aktori më i mirë gjersa Oscari për filmin më të mirë shkoi për “Green Book”. /Telegrafi/