Telegrafi

Kendall Jenner dhe Devin Booker nuk kursehen, dalin publikisht në Idaho

Kendall Jenner dhe Devin Booker (Foto: Gettyimages/Guliver)

Kendall Jenner dhe Devin Booker janë duke shijuar kohën e tyre së bashku me Hailey dhe Justin Bieber.

Çiftet e njohur dhe shumë të dashura për publikun, janë parë së bashku në Coeur d’Alene gjatë fillimit të kësaj jave, shkruan Daily Mail.

24-vjeçarja është shfaqur e veshur me një bluzë të lidhur, kurse i dashuri i saj mbante një bluzë të thjeshtë.

Afër tyre, vëreheshin edhe Justin dhe Hailey Bieber, të cilët bënin xhiro me një makinë të golfit, ndërsa ishin të veshur plot stil.

Lexo po ashtu Kendall Jenner ‘konfirmon romancën’ me Devin Booker

Në mesin e tyre, ishte edhe menaxheri i Justin, Ryan Good, që shihej shpesh në prapaskenat e imazheve të publikuara.

Ndërkaq, Hailey, Justin, Kendall dhe Devin së fundmi janë duke shpenzuar kohën e tyre së bashku, në vende nga më të ndryshmet. /Telegrafi/