Telegrafi

Kendall Jenner dhe Bella Hadid shkëlqejnë si shoqëruese të nuses, në dasmën e mikeshës së tyre

Supermodelet e njohura u bën bashkë për të festuar martesën e mikeshës së tyre.

Të enjten (11 nëntor), Bella Hadid, Kendall Jenner  dhe Hailey Bieber u panë në dasmën e shoqes së tyre, Lauren Perez që u mbajt në plazhin në Miami.

Modelet e revistës “Vogue” shfaqën bukurinë e tyre në pistën me rërë, ndërsa Bella dhe Kendall iu bashkuan dasmës si shoqëruese të nuses, ndërsa Hailey mori pjesë vetëm si e ftuar.

Foto: MEGA

Bella dhe Kendall dukeshin jashtëzakonisht bukur me fustane të thjeshta dhe elegante blu të lehtë, pa rripa. Si shoqëruese të nuses, Hadid dhe Jenner mbanin buqeta me trëndafila të bardhë.

Foto: MEGA

Ato u panë të buzëqeshur teksa shoqëroheshin përgjatë plazhit nga shoqëruesit e tyre. Partneri me të cilin eci i Bella kishte veshur një kostum gri, ndërsa ai i Kendall një kostum tradicional të zi dhe këpucë të zeza prej lëkure, shkruan DailyMail.

Foto: MEGA

Pas ceremonisë Bella dhe Kendall dukeshin joshëse duke ndërruar veshjet me fustane të reja që tregonin stilin e tyre personal.

Foto: MEGA

Kendall dukej mahnitëse me një fustan të zi mezi që ia mbulonte gjoksin dhe pjesët e tjera të trupit me një prerje unike. Ndërsa, Bella shkoi me fustan me printe blu dhe të bardhë, që ia theksonte format e përkryera trupore. /Telegrafi/

Foto: MEGA

 

Foto: MEGA
Foto: MEGA
Foto: MEGA