Deri në një milion njerëz janë mbledhur sot (e diele) në Londër për të marrë pjesë në paradën vjetore të Pride.
Rreth 26,500 njerëz janë duke marrë pjesë në festimet, të cilat promovojnë të drejtat për komunitetin lezbik, homoseksual, biseksual dhe transeksual (LGBT +).
Marshi vjetor i Londrës është festimi më i madh i Krenarisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe tani është në vitin e 45-të, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Festimi i këtij viti shënon 50 vjet që kur homoseksualiteti u dekriminalizua në Angli dhe Uells.
Pjesë e kësaj parade u bënë edhe shumë fytyra publike, ndër to edhe të famshmet Kendall Jenner dhe Bella Hadid.
Dy super modelet u shfaqën pranë njëra-tjetrës si mikesha të mira, teksa kishin vënë nga një kapele me ngjyrat e ylberit në kokë, për të mbështetur në këtë lloj forme të drejtat e komunitetit LGBT.
Ato nuk i përkasin asnjëra këtij komuniteti, megjithatë shprehin gatishmërinë për t’u dhënë përkrahje, dhe këtë gjë e vërtetuan sot, teksa u gjendën në mes të turmës. /Telegrafi/