Femrat që e dashurojnë artin e thonjve e dinë sa e vështirë është përzgjedhja e ngjyrave dhe e dizajnit kur shkon te estetja
Para çdo takimi në sallonin e thonjve është normale të bëni një punë kërkimore për të parë trendet e fundit dhe çfarë ju përshtatet.
Ne jemi këtu për t`jua thjeshtuar punën dhe për t’ju njohur me trendin e fundit.
Trendi i këtyre kohëve është printi i lopës, i cili është kthyer në të preferuarin e damave të njohura si Kendall Jenner dhe Ariana Grande.
Kendall Jenner është shprehur për Allure se thonjtë me printin e lopës i dukeshin shumë të lezetshëm dhe se dëshironte t`i provonte patjetër. Ashtu bëri, madje u kujdes ta ndante edhe me ndjekësit e saj.
Edhe Ariana Grande i ka ndarë me të gjithë thonjtë e saj me print lope.
Menjëherë ky trend ka pushtuar rrjetet sociale dhe më poshtë po ju sjellim disa modele nga të cilat mund të frymëzoheni.