Telegrafi

Kendall Jenner debuton ngjyrën e re të flokëve

Kendall Jenner u shfaq e mahnitshme në të kuqe.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, 26 vjeç, ka debutuar një pamje të re në Paris pas ecjes në sfilatën e Prada në Javën e Modës në Milano.

Supermodelja shfaqi flokët e kuq të enjten, ndërsa po ecte në pistë me një pallto të zezë, të zbukuruar me pupla, me flokët e rregulluara mbrapa.


“Prada dje! Çfarë nderi. Një milion herë faleminderit!”, shkroi ajo në një postim në Instagram nga Milano.

Lexo po ashtu Kendall Jenner vjen me poza dhe veshje të mahnitshme për revistën i-D

Fijet me ngjyrë të kuqe të Jenner ishin ende të shfaqura pak ditë më vonë kur ajo doli në kryeqytetin francez me mikun Fai Khadra.

Ajo stiloi flokët e saj në valë për daljen të dielën, ndërsa kishte veshur një fustan të zi të gjatë dhe çizme të zeza të njëjta.

Lexo po ashtu Kendall Jenner vishet me krijimin e shqiptares Nensi Dojaka

Në fillim të javës së kaluar, pronarja e 818 Tequila i zhveshi të gjitha gjatë një sesioni fotografik nudo për revistën iD, ku veshi edhe një kreacion nga Nensi Dojaka. /Telegrafi/