Prekja, është një nga vetitë më të fuqishme të kënaqësisë e cila lidhet direkt me marrëdhënien seksuale”, deklaroi Dr. Irwin Goldstein, kryeredaktor i revistës “The Journal of Sexual Medicine” dhe drejtor i klinikës së seksologjisë në Alvarado Hospital të San Diego-s.
Ky studim vërteton se ndjeshmëria e dobët në kombinim me psikologji të keqe, mund të çojë në (“fishkjen”) demoralizimin e epshit seksual të një femre, transmeton Telegrafi.
Në këtë studim morën pjesë 70-të studentë vullnetar, të cilët i përkisnin grup moshës, nga 18 deri më 30-vjeç.
Femrat të cilat kishin ndjeshmëri (delikate) të theksuar në gishtat e tyre, kishin më shumë shanse dhe arrinin më shpesh në orgazëm gjatë marrëdhënies.
Ato me ndjeshmëri më të dobëta në gishtat e tyre (mundësia për të ardhur më pranë gjinisë tjetër), ishin shumë më të kufizuara dhe thuajse shanset për të ardhur në orgazëm gjatë marrëdhënies seksuale ishin thuajse të pakta.
Dr. Goldstein, tha gjithashtu se kënaqësia seksuale është vërtetuar se është e një rëndësie të veçantë dhe jetike për një jetë sa më të shëndetshme në çdo pikëpamje, sigurisht edhe atë seksuale. /Telegrafi/