Site icon Telegrafi

Kenan Spahiu e mbyll kampionatin si nënkampion i Turqisë

Kenan Spahiu ka mbyllur kampionatin turk si nënkampion.

Besiktas pësoi humbjen e katërt rresht në serinë finale kundër Fenerbahçes.

Prishtinasi në takimin e fundit ishte më i miri në radhët e bardhezinjve me 22 pikë, transmeton Telegrafi.

Por, këtë vit fundori organizator kishte mesatare prej 15 pikëve, pesë asistime dhe dy vjedhje të topave.

Ndryshe, lojtari është edhe reprezentues i Turqisë, megjithëse kishte marrë ftesë edhe prej përfaqësueses së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version