Telegrafi

“Kemi një marrëdhënie të fortë” – Lukaku flet për raportin e tij me Mourinhon

Romelu Lukaku ia atribuon startin e tij të mirë tek Roma askujt tjetër përveç Jose Mourinhos. Pasi shënoi në fitoren 2-0 ndaj Frosinones, Lukaku pati disa fjalë rreth ndikimit të trajnerit të tij.

“Ne biseduam gjatë ditëve të fundit dhe kjo ishte vërtetë e rëndësishme për ne. Ishte një paraqitje e mirë, ne dhamë gjithçka, shënuam dy herë, nuk pësuam, kështu që duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë”, ka thënë Lukaku.

Belgu thotë se ka një raport shumë të fortë me Mourinhon dhe se ai e njeh atë shumë mirë.

“Po, ne kemi një raport shumë të fortë, trajneri më njeh mua shumë mirë. Unë e vendosë veten në dispozicion të Romës dhe gjithashtu i falenderojë bashkëlojtarët e mi për ndihmën që më kanë dhënë mua që nga dita e parë”, u shpreh 30-vjeçari.

Në fund ai tha se gjëja më e rëndësishme është skuadra.

“Skuadra është gjëja më e rëndësishme. Ne jemi në një pozicion të vështirë, të gjithë e dimë këtë dhe duhet të përmirësohemi në stërvitje dhe në ndeshje”, përfundoi sulmuesi shtatlartë.

Lexo po ashtu Mourinho i lumtur me tre pikët, por thotë se nëse nuk do të fitonte do të ndodhte diçka e jashtëzakonshme në Romë

Fitorja ndaj Frosinones ishte gjithçka që i duhej Romës. Lukaku së bashku me Dybalan luajtën një rol vital në sigurimin e tre pikëve, teksa Roma synon të vazhdojë me rezultate pozitive në Serie A.

Roma momentalisht mban pozitën e 13-të në Serie A me tetë pikë të grumbulluara ndërsa ndeshjen e radhës në ligë e luan ndaj Cagliarit në udhëtim./Telegrafi/