Site icon Telegrafi

“Kemi luajtur kundër më shumë se një klubi” – trajneri i Portos thumbon Barcelonën

Trajneri i Porto, Sergio Conceicao, ka kritikuar arbitrin për vendimmarrjen e tij në humbjen e tyre ndaj Barcelonës, ndërsa thumboi klubin katalunas.

Ai ka thënë se kanë luajtur ndaj më shumë se një klubi, duke iu referuar frazës së famshme të gjigantit katalunas “Mes que un club”, por në mënyrë ironike.

“Për këtë jam përgjigjur tashmë në intervistat e fundit, nuk e di nëse janë tre apo katër (vendime që kanë qenë kundër nesh). Ne luajtëm kundër më shumë se një klubi. Dhe kjo është gjithçka që duhet të them”, deklaroi Conceicao.

Lexo po ashtu Arsyeja e çuditshme pse Lamine Yamal ‘u zhduk’ për nëntë minuta në ndeshjen Porto-Barcelona

Termi ‘më shumë se një klub’ është motoja e Barcelonës që tregon origjinën e Barçës si një institucion sportiv dhe jo vetëm një klub futbolli. Megjithatë, Conceicao e rrotullon atë për të nënkuptuar se Barça ka një avantazh me gjyqtarët.

Gjatë lojës, arbitri nuk akordoi një penallti në favor të Portos pas një loje me dorë nga Jules Kounde. Por, në pjesën e dytë, gjyqtari dha një penallti për një ndërhyrje të Joao Cancelos – ndërsa VAR e përmbysi vendimin.

Statistikat tregojnë se Barça ka marrë shtatë kartonë të verdhë në krahasim me atë të Portos. Gavi gjithashtu mori karton të kuq në lojë. /Telegrafi/

Exit mobile version