Këngëtarja e njohur Enca Haxhia, arrin gjithmonë të marrë vëmendjen e ndjekësve të saj përmes rrjeteve sociale.
Së fundmi, ajo publikoi për ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku shfaqej e veshur me tuta sportive.
Ndërsa pozonte me këmbët e ngritura lart, këngëtarja bëri që përmes kësaj fotografie të ngacmojë imagjinatën e fansave me këtë pozicion provokues.
“Çkemi”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke përshëndetur kështu fansat e saj të shumtë.
Enca përndryshe ka qenë mjaft aktive gjatë këtij viti me projekte muzikore të shumta, të cilat janë pritur gjithnjë mirë nga publiku.
Ajo gjithashtu është bërë pjesë e një projekti filmik me titull “I love Tropoja”, që do të publikohet së shpejti. /Telegrafi/