Site icon Telegrafi

Këmbësorja goditet nga vetura e policisë angleze që po lëvizte me shpejtësi të madhe – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Kemi pasur rastin të dëgjojmë kur shoferët nga pakujdesia dhe shpesh nën ndikim të alkoolit të shkaktojnë aksidente në trafik ,që me raste edhe kanë rezultuar me fatalitet.

Mirëpo një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Angli më saktësisht në West Yorkshire, ku policia ka goditur me veturë një këmbësore derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe, transmeton Telegrafi.

Policia tashmë ka filluar hetimet lidhur me këtë incident, ndërsa kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur vetura e policisë që kishte dritat e ndezura dhe dukej se ishte në ndjekje të dyshuarve, godet këmbësoren që nga shtypja e madhe e hedh disa metra larg mjetit.

Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Leeds ku është konstatuar se ajo ka pësuar lëndime serioze, ndërsa vetura e policisë është shkatërruar pjesërisht. /Telegrafi/

Exit mobile version