Site icon Telegrafi

Këmbësorja goditet nga një veturë në Rahovec

Foto: Ilustrim

Një këmbësore ka marrë lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:30, në Rahovec.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa drejtonte automjetin e tij dyshohet nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version