Një këmbësor ka humbur jetën pasi u godit nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante janë duke bërë vendshikimin dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit,” tha Gashi.