Telegrafi

Këmbësori goditet nga vetura në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një këmbësor sot rreth orës 11:00, është goditur nga një veturë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori më inicialet A.M, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë. Në këtë aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori A.M, mashkull, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/