Një aksident ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku vetura ka goditur një këmbësor.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se lëndime ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot në pra 12:30, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, njoftoi Ahmeti.
Tutje, ajo shtoi se “Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”. /Telegrafi/