Një person është goditur nga një veturë, ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:40, në Kaçanik.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Ferizaj, ndërsa i dyshuari pasi kishte goditur viktimën është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Raportohet se ka ndodhë aksident trafiku me lëndime trupore ku një ngasës i panjohur me veturë dyshohet se kishte goditë këmbësorin – viktimën mashkull kosovar me të meta mentale i cili është dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente në Ferizaj. I dyshuari pasi e kishte goditë viktimën ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, njësitë policore janë duke e hetuar rastin. /Telegrafi/