Një këmbësor është detyruar me gjithë forcën të vrapojë në një vend më të sigurt, në momentin që shoferi i një autobusi humbi kontrollin mbi timonin dhe përfundoi në trotuar, duke thyer edhe shtyllën elektrike që ishte e vendosur pranë rrugës.
Ky burrë me fat i shpëtoi vdekjes për disa centimetra, në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në kryeqytetin kolumbian Bogota, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë të instaluara në shtyllat elektrike kanë filmuar momentin kur autobusi i trafikut urban përplaset në shtyllën elektrike, dhe përfundon mbi trotuar derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe.
Sipas policisë në këtë aksident janë lënduar dy pasagjerë, ndërkaq është bërë e ditur se shkaku i përplasjes së autobusit në shtyllën elektrike, erdhi si rezultat i frenave të prishura. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=_fnPKujtWHk