Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në fjalimin e tij në ceremoninë hapëse të Notre Dame i ka shprehur kombit mirënjohjen për për restaurimin e katedrales.
Ai deklaroi se kishin “vullnetin, shpresën, guximin” për të rindërtuar Notre Dame dhe për ta bërë atë më të bukur se kurrë.
Macron vazhdoi duke thënë se katedralja nënkupton se “ëndrrat tona, edhe më të vështirat, janë të mundshme nëse të gjithë angazhohen për to”.
“Ne po mbajmë trashëgiminë e diçkaje më të madhe se ne”, tha Macron, shkruan BBC.
“Këmbanat e Notre Dame kanë shoqëruar historinë tonë”, shtoi ai.
Gjithashtu, ai u shpreh se “ne duhet ta vlerësojmë këtë mësim brishtësie, përulësie dhe vullneti” dhe të mos harrojmë kurrë se sa shumë ka secili person.
“Madhështia e kësaj katedrale është e pandashme nga puna e të gjithëve”, tha lideri francez.
Fjalimin e tij e përmbylli duke thënë: “Rroftë Notre Dame dhe rroftë republika franceze”. /Telegrafi/