Telegrafi

Kemal Ademi shënon golin e parë me Baselin

Sulmuesi shqiptar, Kemal Ademi ia ka bërë sefte me gola te Baseli.

Pas transferimit te gjiganti zviceran nga Xamax, Ademi ka arritur të shënoj gol në javën e dytë të kampionatit zviceran.

Basel ka pësuar humbjen e parë sezonale para tifozëve të vet nga St Gallen 1-2.

Sulmuesi nga Kosova realizoi në minutën e 57-të për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Ky ishte goli i parë për Ademin me fanellën e Baselit.

Në këtë takim për Baselin u aktivizuan edhe futbollistët tjerë shqiptarë Taulant Xhaka e Edon Zhegrova. /Telegrafi/