Telegrafi

Kemal Ademi pritet t’i bashkohet Kosovës, konfirmohen bisedimet me FFK-në

Kemal Ademi ka qenë njëri nga emrat më të përfolur kohëve të fundit në Kosovë, Zvicër e Turqi.

Sulmuesi shtatlartë ka kompletuar javë më parë transferimin te Fenerbahce nga Baseli, por ai ende nuk është i vendosur se për kë do të luaj.

Kosova e Zvicra e duan, por në skenë ka dalë edhe Kombëtarja e Turqisë.

Gjithsesi ka qenë numri një i FFK-së, Agim Ademi që ka konfirmuar se kanë biseduar me Kemal Ademin dhe se janë në kontakte të vazhdueshme.

“Me Kemal Ademin kemi pasur kontakte dhe vazhdojmë të kemi”, tha Agim Ademi fillimisht për Telegrafin.

“Kam dëshirë që Kemali të vendoset mirë në skaudrën e Fenerbahces pasi ndryshimi i ekipit nganjëherë është problem. Me Kemal Ademin kam kontakt të vazhdueshëm dhe ai do të jetë me ne, por fillimisht duhet të ambientohet te Fenerbahce”, ka thënë presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Kujtojmë që sulmuesi shtatlartë sapo ka kryer transferimin te Fenerbahce, por që ende nuk ka arritur të sigurojë një vend titullari tek gjiganti turk. /Telegrafi/