Telegrafi

Këlyshin e hedhur në lumë, krokodili e hëngri brenda pak sekondash (Video)

Është shpërndarë momenti rrëqethës, që e tregon këlyshin e vogël që shqyhet prej një krokodili gjigant.

Pamjet e filmuara në Australi, e shfaqin të riun e paemëruar që qëndronte në breg, derisa mban për qafe kafshën e pashpresë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse kjo e fundit u përpoq të notonte, është rrëmbyer shpejtë për të përfunduar si pre.

“Veprimi më i çoroditur ndaj gjallesës së pafajshme”, ka qenë një koment lidhur me rastin.

Ende nuk dihet identiteti i keqbërësit, teksa po kërkohet nga të gjithë për të zbuluar diçka rreth tij. /Telegrafi/