Site icon Telegrafi

Kelmendi: Vetëvendosje ndaj Isa Mustafës u tregua e fortë e ndaj Ramush Haradinajt frikacake

Kryetari i partisë “Fjala” Gëzim Kelmendi, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare ku ai mbeti jashtë Kuvendit.

Kelmendi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ligji aktual në Kosovë diskriminon partitë e vogla.

Ai ka thënë se partitë e reja duhet të paguajnë 2 mijë euro për tu certifikuar ndërsa sipas tij të vjetrave u kthehen pas zgjedhjeve.

“Pra ligji favorizon të fortin e diskriminon të dobëtit”, thotë Kelmendi, përcjell Telegrafi.

I pari i Fjalës thotë se fortuna e Vetëvendosjes përfshiu edhe partinë e tij.

Ai thotë se partia e tij ka filluar përgatitjet për zgjedhjet komunale që do të mbahen pas dy viteve.

Kelmendi thotë se me koalicionin e mundshëm Vetëvendosje-LDK do ta ketë më të lehtë partia e tij të bëj opozitë pasi thotë se PDK dhe AAK e NISMA nuk mund të bëjnë akuza pasi kanë qenë në pushtet.

“Vetëm ne dhe PEK-u mund të bëjmë opozitë pasi nuk kemi qenë në pushtet”.

Lexo po ashtu Milaim Zeka thotë se në jetë ka pasur tri gëzime, njëri ishte “rrëzimi i klanit të vjetër nga skena politike”

Kelmendi thotë se partia e tij ka bërë konferenca në shesh kundër PAN-it ndërsa partitë opozitare LDK dhe Vetëvendosje kanë qenë të frikësuara.

“Vetëvendosje ka qenë shumë më e zëshme ndaj Qeverisë Mustafa madje ka përdoruar edhe medota fizike ndaj kryeministrit Mustafa ndërsa ndaj kryeministrit Haradinaj ka qenë e heshtur dhe frikacake në tersi. Vetëm demarkacionin e dini si e ka kundërshtuar në kohën e Isa Mustafës por ndaj Haradinajt ka dërguar madje propozime me shkrim se si duhet vepruar”, tha ndër të tjera Gëzim Kelmendi./Telegrafi/

Exit mobile version