Kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri do të vazhdojë edhe një mandat ta udhëheq degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë qytet.
E rizgjedhjen e Muhaxherit e ka uruar deputeti i LDK-së Ramiz Kelmendi.
Përmes një shkrimi në Facebook, ka përgëzuar për nivelin dhe kulturën e lartë të treguar në mbarëvajtjen e këtij procesi
“Me kënaqësi të veçantë, i uroj Gazmend Muhaxheri rizgjedhjen edhe për një mandat në drejtimin e LDK-së në Pejë. Poashtu uroj strukturat e degës së Pejës për nivelin dhe kulturën e lartë të treguar në mbarëvajtjen e këtij procesi, shembull për demokracinë! Me urimet e përzemërta”, ka shkruar Kelmendi.