Telegrafi

Kelmendi skeptik: Qeveria LVV-LDK nuk mund të jetë e suksesshme

Ish-deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe biznesmeni i njohur, Ramiz Kelmendi ka dhënë vlerësimet e tij për koalicionin e mundshëm qeveritar VV-LDK.

Kelmendi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se qeveria e re vështirë se mund të ketë sukses.

Ai ka thënë se duke i njohur të dyja palët, që po pretendojnë të lidhin koalicion, qeveria vështirë se mund ta çojë mandatin deri në fund, përcjell Telegrafi.

“Tentimi që një ministër nuk mund të dal në opinion pa pëlqim është një përkufizim. Kjo është një tregues”.

Ish-deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës ka thënë se më mirë të shkarkohet një ministër se t’i ndalohet të flasë publikisht për bindjet e tij politike.

Kelmendi ka thënë se nuk është obligim kushtetues të lidhet koalicion me Listën Serbe por shton se ministri duhet të ketë miratimin e Listës Serbe.

Lexo po ashtu Kelmendi akuzon Vetëvendosjen: Rrënuan lokalet e mia dhe tentuan të mi marrin përfaqësitë e brendeve ndërkombëtare

Duke folur për takimet që ka pasur Kurti me Ambasadorin amerikan, Kelmendi ka thënë se Amerika bisedon më këdo që e ka votuar populli.

“Nëse Kurti vepron në kundërshtim më politikat amerikane nuk mund të qëndrojë në pozitë”, tha Kelmendi./Telegrafi/