Telegrafi

Kelmendi priti në takim përfaqësuesit e Odës së Afarizmit, biseduan për gjendjen ekonomike

Biznesmeni, Ramiz Kelmendi ka njoftuar se sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Odës së Afarizmit në Kosovë.

Kelmendi ka pohuar se temë diskutimi ishte gjendja e ekonomisë dhe masat që duhet të ndërmerren pas pandemisë COVID-19, transmeton Telegrafi.

“Me kënaqësi kam pritur në kabinetin e punës për vizitë, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës në krye me kryetarin e Bordit Skender Krasniqi dhe anëtarë të bordit. Temë bashkëbisedë ishte informimi mbi gjendjen e Ekonomisë dhe masat që duhet të ndërmirren nga Institucionet gjatë dhe pas pandemisë Globale COVID-19, për rimëkëmbjen e Ekonomisë dhe të punësuarve, në veçanti për Sektorin prodhues”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/