Site icon Telegrafi

Kelmendi: Pacolli ishte zëvendëskryeministër i pavlerë, tash do të jetë zëvendëskryeministër edhe ma i pavlerë (Video)

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka thënë se subjekti i tij nuk është fajtor pse AKR iu bashkua koalicionit PDK-AAK-NISMA.

Në emisionin Rrokum Rroll ai ka thënë se ka qenë ambicia për pushtet e kreut të AKR-së, Behgjet Pacollit, që tregon më së miri se ka humb morali në politikë.

Sipas Kelmendit, kjo qeveri për çdo vendim ka me varë prej Beogradit dhe se do të jetë e vështirë për t’u kontrolluar me shumë ministra e zëvendësministra.

Sipas tij, Pacolli sonte mund ta ketë natën e nuses, por ai nuk duhet të harrojë që Ramush Haradinaj nuk si është Hashim Thaçi! /Telegrafi/

https://youtu.be/anXUy1gwMTQ

Exit mobile version