Site icon Telegrafi

Kelmendi: Në Tokio besoj se do të bëhem kampione e botës

Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, pasi ka marrë shpërblimin nga ministri Kujtim Shala, ka thënë se duke u kthyer nga Rio, nuk ka menduar për financat sepse nuk ka pas asnjë para që mund t’i heq gëzimin që kishte.

Ajo ka shprehur besimin se në Tokio do të bëhet kampione e botës, sepse vitin e kaluar nuk ka mundur ta mbrojë titullin e kampiones pas një lëndimi.

Kurse, trajneri i saj, Driton Kuka ka thënë se që kur kanë filluar rrugëtimin e tyre, qëllim jetësor kishte që t’i mësonte nxënësve atë që di.

“Sot ajo që më gëzon më së shumti është që nuk është anashkaluar Nora nga ana e ministrit”, tha ai

Exit mobile version