Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi ka theksuar se Kuvendi i Kosovës, duhet ta mbajë një seancë në të cilën do të trajtoheshin Demarkacioni dhe Shpërbërja e Parlamentit.
Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se më mirë është që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme se sa të bëjë koncesione me Listën Serbe.
“Poashtu do largoheshim nga fjalët dhe termet patriot dhe tradhtarë si dhe do tejkalohej një pengesë e madhe për liberalizimin e vizave. Nëse dikush mendon se do kishte pasur dëme financiare për zgjedhje, unë jam i sigurt se këto dëme janë shumë më të vogla se disa falje borxhesh dhe shpronësime tokash si dhe izolimi ndërkombëtarë i qytetarëve të Kosovës”, ka theksuar Kelmendi.
Sipas tij, më ketë veprim do të largoheshin nga diskursi i përditshëm fjalët dhe termet patriot dhe tradhtarë si dhe do tejkalohej një pengesë e madhe për liberalizimin e vizave.
Nëse dikush mendon se do kishte pasur dëme financiare për zgjedhje, unë jam i sigurt se këto dëme janë shumë më të vogla se disa falje borxhesh dhe shpronësime tokash si dhe izolimi ndërkombëtarë i qytetarëve të Kosovës.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Kelmendit: