Juristja Flutura Kusari ka ngritur shqetësimin lidhur me çështjen e licencës së mediumit Klan Kosova.
Ajo është shprehur se nëse komisioni i ankesave në kuadër të Ministrisë së Tregtisë e refuzon ankesën e Klan Kosovës, atëherë ekziston rrezik i madh që mediumi të mbyllet.
“Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve në MINT i ka edhe tre dite afat me vendosë për ankesën e Klan Kosovës kundër vendimit politik të tyre për suspendimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova. Nëse Komisioni e refuzon ankesën, atëherë brenda një periudhë shumë të shkurtës (nëse procedura gjyqësore dështon) redaksisë së Klan Kosovës do t’i vihet çelësi. Rreziku është serioz dhe real”, ka shkruar Kusari.
Postimi i plotë:
Nëse Komisioni e refuzon ankesën, atëherë brenda një periudhë shumë të shkurtës (nëse procedura gjyqësore dështon) redaksisë së Klan Kosovës do t’i vihet çelësi.
Rreziku është serioz dhe real.
Ky nuk është proces administrativ apo i ligjshëm, është proces politik.
E kuptoj që mediat dhe gazetarët janë shumë të zënë me shumë zhvillime por i lus shumë që t’i kushtojnë kohë këtij zhvillimi.
Ky proces nuk ka të bëjë vetëm me Klan Kosova, ka të bëjë me precedentin që krijohet dhe që pastaj mund të zbatohet për të gjitha mediat tjera. /Telegrafi/