Site icon Telegrafi

Kelmendi demanton Osmanin pasi tha se kishte refuzuar kërkesën e tij për të qenë zëvendëskryeministër

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka demantuar deklaratën e kandidates për kryeministre nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani, e cila mbrëmë gjatë një interviste televizive ka thënë se Kelmendi është larguar nga LDK-ja pasi ajo e ka refuzuar kërkesën e tij për të qenë zëvendëskryeministër në qeverinë e saj.

Kelmendi përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka shkruar se ai ka vendosur miqësisht të largohet nga LDK, dhe se në takimin me Isa Mustafën nuk ishte askush tjetër, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:

“Demant – Vjosa Osmanit për deklaratën e dhënë në Media, në Pressing!

Isha Deputet i Pavarur dhe kur mu ofrua oferta nga Kryetari i LDK-së Isa Mustafa me bashkëpunëtorë që të aderoja në LDK dhe të marrë pozitën e zv/Kryeministrit, si përgjegjësi për të kontribuar në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës (ku jemi vet-vlerësuar e vlerësuar si Qeveri e suksesit), e pranova si detyrë dhe obligim.

Lexo po ashtu Ramiz Kelmendi largohet përfundimisht nga politika

Meqenëse isha i suksesshëm, kërkova nga Kryetari Mustafa të vazhdoj pozitën për të përmbyllur idetë dhe punët e mbetura, por, duke kuptuar pozitën e Kryetarit gjatë një takimi, vendosëm të ndahemi miqësisht nga LDK.

Gjatë këtij takimi nuk ka qenë askush prezent përveç Kryetarit Mustafa dhe duke i ruajtur bisedat personale, dua ta demantojë Vjosën për deklaratën gënjyese në T7. Sa i përket deklaratave të tjera, punën e tregojnë rezultatet e kompanisë sime”, ka shkruar ai.

Kujtojmë biznesmeni dhe ish-deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, javë më parë ka deklaruar se më nuk do të jetë pjesë e asnjë subjekti politik, përkundër ofertave serioze që kishte marr dhe se aktivitetin e tij do ta vazhdojë vetëm në ekonomi. /Telegrafi/

Exit mobile version