Site icon Telegrafi

Kelmendi: Çakorri, kufiri shpirtëror i Rugovës, andaj nuk e votoj Demarkacionin (Video)

Ramiz Kelmendi, deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, në emisionin “Rrokum Roll” është deklaruar për çështjen e Demarkacionit.

Ai ka bërë me dije se çdo votë e tij për marrëveshje, që mund ta rrit shqetësimin e qytetarëve të Kosovës, është vështirë të votoj.

“Unë kam thënë që s’kam me votu, dhe ky është qëndrimi im, sepse jam pranë qytetareve”, është shprehur ai.

Ai ka shtuar se Çakorri ka qenë pikë strategjike. “Gjithmonë kemi dalë deri aty. Bile në atë kohë është thënë se kufiri është pikërisht aty”.

“Në e dimë saktësisht se në çfarë pozite kanë dalë forcat e NATO-s dhe ajo marrëveshja është bërë në Kumanovë”,  tha Kelmendi, duke potencuar se “politikanët nuk kanë faj, sepse nuk kanë qenë pjesëmarrës në Marrëveshjen e Kumanovës”.

Për debatin e nesërm, Kelmendi thotë se nuk duhet të jetë  debat i deputetëve që nuk janë profesionalë.

Kelmendi thotë se më mirë do të jetë të parandalohet kjo marrëveshje, sesa të rrënohet. /Telegrafi/

Exit mobile version