Site icon Telegrafi

Kelmendi: Çakorri asnjëherë nuk ishte i Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, duke folur për Demarkacionin me Malin e Zi, ka thënë që Çakorri asnjëherë nuk ishte i Kosovës.

“Çakorri dhe Zhlebi nuk kanë qenë kurrë të Kosovës, me sa e mbaj mend unë. Është një kufi shpirtëror për të cilin ne kemi luftuar ta kemi në territorin tonë po nuk kemi arritur ta përfitojmë. Ndaj shqetësimin me banorët e mi për kufirin shpirtëror që mendojnë që është dhe këtë shqetësim e mbështeti me kundërshtim”.

“Tash unë kam marrë përgjegjësi shtetërore, kur vjen në qeveri merr përgjegjësi për qytetarët tjerë”.

“Kam qenë në prezantimin që e ka bërë komisioni dhe e kam dëgjuar me kujdes edhe si rugovas edhe si zëvendëskryeministër”, ka thënë Kelmendi në Zona B në Klan Kosova.

Exit mobile version