Site icon Telegrafi

Kelani: Situata stabile, policia e gatshme ta mbrojë rendin dhe sigurinë publike

Duke iu referuar një paralajmërimi që Ambasada e Amerikës u ka bërë shtetasve të saj që jetojnë në Kosovë, të kenë kujdes të shtuar për shkak të mundësive të ndonjë sulmi terrorist, Policia e Kosovës ka thënë gjendja në vend është stabile.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se gjendja në vend është stabile dhe se gjithmonë në prag të festave, secila ambasadë bën paralajmërime të tilla, njofton Klan Kosova.

Veç tjerash ai shtoi se Policia e Kosovës është institucion i zbatimit te ligjit, ndër detyrat dhe autorizimet ligjore të saj janë, të mbroj jetën, pronën dhe të ofroj siguri për të gjithë personat, të parandaloj rrezikun ndaj qytetarëve, ta mbajë rendin dhe sigurinë publike.

Kelani tha për Klan Kosova se bazuar ne autorizimet dhe vlerësimet policore që bëhen në vazhdimësi ndërmerren edhe veprime konkrete me personelin e saj, me qëllim te ruajtjes së rendit dhe sigurisë se përgjithshme në vend.

Exit mobile version