Një prej modeleve më të njohur dhe më të komentuara shqiptare është padyshim Kejvina Kthella.
Modelja nga Shqipëria numëron mbi 700 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram ku edhe sjell imazhe nga më të ndryshme, në të cilat fokusi kryesor është tek linjat e saj.
Bukuroshja bionde nuk ka venë për imagjinatë, teksa postoi disa imazhe në të cilat ekspozoi gjoksin dhe linjat e saj joshëse.
Kejvina shihet e veshur në një bluzë të kuqe të zbërthyer që ia vinte në pah dekoltenë, ndërsa dukej mahnitëse dhe tejet atraktive.
Modelja mori reagime nga ana e fansave në hapësirën e komenteve, të cilët e komplimentuan për paraqitjen.
Ndërkohë, Kejvina kohëve të fundit ka qenë mjaft e angazhuar me fotosesione të ndryshme, disa prej të cilëve i ka ndarë edhe me fansat në rrjetet sociale. /Telegrafi/