Nuk ka dyshim se Kejvina Kthella bën pjesë në listën e ngushtë të femrave më të bukura shqiptare.
Modelja e njohur arrin të tërheqë interesimin e fansave të saj të shumtë, sa herë që publikon fotografi në rrjetet sociale.
Bukuroshja është duke ndjekur një karrierë jashtë Shqipërisë, prej se u largua nga emisioni televiziv, në të cilin bënte rolin e një asistenteje prezantimi.
Në ndërkohë, në profilin e saj në Instagram, ku numëron afro gjysmë milion ndjekës, ajo sjell imazhe nga përditshmëria dhe karriera e saj.
Ndërsa në fotografinë e fundit, Kejvina ka pozuar me të bardha dypjesëshe, duke ngacmuar imagjinatën me dukjen e saj të mrekullueshme. /Telegrafi/